KATAR | ZYRTARËT AMERIKANË DHE IRANIANË DO TË ZHVILLOJNË BISEDIME TË TËRTHORTA SOT NË DOHA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Doha, Katar | “Zyrtarët amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime indirekte në Doha, …”.
Kështu tha një burim diplomatik, pas një sërë njoftimesh dhe mohimesh midis të dyja palëve.
“Të mërkurën në Doha, zyrtarët amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime teknike indirekte me ndërmjetës nga Katari dhe Pakistani”, tha një diplomat anonim.
Ai shtoi se të dërguarit e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), Xherëd Kashnër (Jared Kushner) dhe Stiv Uitkof (Steve Witkoff), të cilët u takuan dje me kryeministrin e Katarit në Doha, nuk do të marrin pjesë në këto bisedime teknike.
“Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka shqyrtuar mundësinë e kthimit në një luftë në shkallë të plotë kundër Iranit, duke diskutuar ditët e fundit me sekretarin e Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth) dhe kryetarin e Shtabit të Përbashkët, gjeneralin Dan Kein (Caine), mundësinë e sulmeve të mëtejshme”, raportoi enti mediatik “Wall Street Journal”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments