top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | ORGANIZATA “SAVE THE CHILDREN”: TË PAKTËN 21 MIJË FËMIJË TË VRARË NË GAZË NË 1000 DITË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Pas 1000 ditësh lufte, të paktën 21 mijë fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës, por shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë, duke pasur parasysh numrin e panjohur të të varrosurve nën rrënoja”.


Kështu njoftoi organizata “Save the Children”.


Sipas Site Management Cluster, mbi 800 mijë fëmijë dhe adoleshentë, afërsisht 80% e të miturve të Gazës, janë të zhvendosur dhe 7 mijë janë të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre.


625 mijë fëmijë dhe adoleshentë në moshë shkollore kanë humbur tre vjet arsim formal, ndërsa rreth 245 mijë fëmijë janë në rrezik ose të prekur nga kequshqyerja.


Organizata shton, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, që qeveritë të ndalojnë menjëherë transferimet e armëve në Izrael dhe për përgjegjësi të plotë për krimet kundër fëmijëve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page