EMIRATI ISLAMIK I AFGANISTANIT | ZËDHËNËSI I QEVERISË ZABIHULLAH MUXHAHID (MUJAHID): DHJETËRA CIVILË TË VRARË NË SULMIN FRIKACAK DHE AGRESOR PAKISTANEZ.

Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | “Sulmet pakistaneze në Afganistanin lindor kanë vrarë ose plagosur dhjetëra civilë”.
Kështu tha zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Zabihullah Muxhahid (Mujahid), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
“Sulmet ajrore goditën provincat e Paktikës, Paktias dhe Kunarit”, tha ai, duke i cilësuar veprimet ushtarake pakistaneze si akt frikacak agresioni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments