top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
RAMALLAH | KOLONËT IZRAELITË U VUNË ZJARRIN DY XHAMIVE.
Jeruzalem, Izrael | “Kolonët izraelitë u vunë zjarrin hyrjeve të dy xhamive në fshatrat Jaljulia dhe Mazra'a al-Nubani, në veri të Ramallahut, dhe i dëmtuan muret me gjuhë raciste dhe urrejtjeje”. Kështu raportuan entet mediatike palestineze. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve “Wafa”, banorët u përballën me kolonët ndërsa ata përpiqeshin t’i vinin flakën xhamisë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): PUSHTIMI I LIBANIT NGA IZRAELI SHKEL MEMORANDUMIN IRAN-SHBA.
Teheran, Iran | “Vazhdimi i pushtimit të territorit libanez nga Izraeli është një shkelje e memorandumit të mirëkuptimit midis Iranit dhe SHBA-ës”. Kështu tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), duke theksuar se fundi i luftës në Iran dhe Liban janë të ndërlidhura. “Çdo sulm izraelit ndaj Libanit nga tani e tutje nuk do të pranohet kurrë”, tha ministri i Jashtëm Aragçi (Araghchi), i cituar nga enti mediatik katarez “Al Jazeera”. Nga z. Erton Duka. © Copyright
Agjencia Telegrafike Vox
JAPONI | BANKA QENDRORE RRITI NORMAT E INTERESIT NË 1%.
Tokio, Japoni | Banka e Japonisë (BOJ) rriti normat e saj bazë të interesit me një të katërtën e një pike bazë në 1%, duke i çuar normat e interesit në nivelet e tyre më të larta që nga viti 1995 dhe duke shënuar një hap të mëtejshëm në procesin e normalizimit të politikës monetare të iniciuar nga banka qendrore japoneze. Vendimi (i pritur gjerësisht nga tregjet dhe i parashikuar nga një sërë sinjalesh të publikuara në javët e fundit) u miratua nga tetë nga nëntë anëtarët e K
Agjencia Telegrafike Vox
PAKISTAN | KRYEMINISTRI SHEHBAZ SHARIF NJOFTOI SE SHBA-ës dhe IRANI KANË ARRITUR ME SUKSES NJË MARRËVESHJE HISTORIKE PAQEJE.
Islamabad, Pakistan | Kryeministri Shehbaz Sharif njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë arritur me sukses një marrëveshje historike paqeje. Kjo marrëveshje synon t'i japë fund vendimtar konfliktit të drejtpërdrejtë ushtarak që zgjati më shumë se tre muaj në Azinë Perëndimore. Pakti urdhëron një ndërprerje të menjëhershme dhe të përhershme të të gjitha operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, duke përfshirë në mënyrë të qartë zonën e konfliktit në Liban
Agjencia Telegrafike Vox
RAMALLAH | PRESIDENTI I AUTORITETIT PALESTINEZ MAHMUD (MAHMOUD) ABBAS: ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DO TË MBAHEN NË VITIN 2027.
Ramallah | “Presidenti i Autoritetit Palestinez (PNA), Mahmud (Mahmoud) Abbas, ka njoftuar se zgjedhjet presidenciale palestineze do të mbahen në vitin 2027”. Kështu njoftoi agjencia palestineze e lajmeve “Wafa” nga Ramallahu. Dekreti presidencial nuk specifikoi një datë specifike për zgjedhjet, vetëm vitin. Konsultimet për Këshillin Kombëtar Palestinez, do të mbahen në muajin nëntor të këtij viti. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botë
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KËSHILLI I LARTË I IRANIT: DO TË KETË PËRGJIGJE TË SHPEJTË NDAJ SULMIT IZRAELIT NË BEJRUT.
Teheran, Iran | Organi më i lartë i sigurisë kombëtare i Iranit paralajmëroi se një përgjigje është e afërt pas sulmit të Izraelit ndaj aleatit të Teheranit, Hezbollahut, në periferitë jugore të Bejrutit. “Përgjigja e luftëtarëve islamikë është e afërt. Libani është jeta jonë dhe shkelja e vijave të kuqe të Republikës Islamike nuk do të tolerohet”. Kështu kumtoi Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare në një njoftim për shtyp. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegra
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | USHTRIA: E KEMI GISHTIN TE KËMBËZAT E ARMËVE GATI PËR TA GODITUR ARMIKUN NË ZEMËR.
Teheran, Iran | “Forcat e armatosura të vendit e kanë gishtin në këmbëz dhe janë të gatshme të godasin në zemër të armikut”. Kështu tha gjenerali Ali Abdollahi, komandant i forcave të armatosura iraniane, i cituar nga agjencia shtetërore të lajmeve “Irna”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KRYENEGOCIATORI DHE KRYETARI I PARLAMENTIT MOHAMMAD BAGHER GHALIBAF: SULMI NË LIBAN TREGON SHKELJEN E PREMTIMEVE TË SHBA-ës.
Teheran, Iran | Kryenegociatori dhe kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha në një postim në rrjetin social virtual Iks (X) se sulmi në periferitë jugore të Bejrutit ka demonstruar edhe një herë se Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme ose të paafta të përmbushin angazhimet e tyre, duke akuzuar Uashingtonin se i ka dhënë Izraelit një dritë jeshile. “Kjo nuk sjell asnjë përfitim. Loja polic i mirë, polic i keq ka dalë nga moda. Nëse nuk keni as vullnetin dhe as
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | ZV.KOMANDANTI I KOMANDËS SË PËRBASHKËT USHTARAKE KHATAM AL-ANBIIA: SULMI NË BEJRUT NUK DO TË MBETET PA U NDËSHKUAR.
Teheran, Iran | Zv.komandanti i Komandës së Përbashkët Ushtarake të Iranit, Khatam al-Anbiia, tha se sulmi i fundit i Izraelit ndaj Hezbollahut në Bejrut nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) GODITI OBJEKTIVAT E HEZBOLLAHUT NË BEJRUTIN JUGOR.
Jeruzalem, Izrael | “Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) goditi objektiva terroriste të Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit”. Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu por edhe ministri i Mbrojtjes Israel Kac (Katz) në një deklaratë të përbashkët, të cituar nga enti mediatik vendor “Times of Israel”. Sipas deklaratës, sulmet janë përgjigje ndaj sulmeve të Hezbollahut kundër territorit izraelit. Në një deklaratë, IDF foli për sulme të synuara ndaj infrastrukturës që bes
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | ËSHTË RËNË DAKORD QË IRANI TË MOS PRODHOJË OSE TË MOS BLEJË BOMBË ATOMIKE.
Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “Në draft-marrëveshjen midis Uashingtonit dhe Teheranit, Irani zotohet të mos prodhojë ose blejë një armë bërthamore”. Kështu i tha një zyrtar i lartë iranian agjencisë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters). Drafti përcakton që detajet se si të menaxhohet uraniumi i pasuruar aktualisht i Iranit do të diskutohen brenda një periudhe 60-ditore pas marrëveshjes paraprake midis palëve. I njëjti burim iranian shtoi se marrëveshja kërkon që S
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | PESË TË VRARË NË SULMET IZRAELITE NË DISTRIKTIN E SIDONIT.
Bejrut, Liban | “Të paktën pesë persona, përfshirë tre gra, u vranë në sulmet që u atribuohen forcave izraelite, në qytete në distriktin Sidon”. Kështu raportoi enti mediatik “L'Orient-Le Jour”. I njëjti burim raporton gjithashtu sulme dhe breshëri artilerie të pandërprera në zonën e Nabatieh, me të paktën tre të plagosur. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page
___.png)

