IRAN | ZV.GUVERNATORI EHSAN JAHANIAN: NJË STRUKTURË USHTARAKE PRANË BUSHEHRIT U GODIT NGA ARMIKU AMERIKANO-SIONIST.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Një strukturë ushtarake pranë qytetit jugor të Bushehrit (ku ndodhet i vetmi central bërthamor operativ i Iranit) u godit në një sulm”.
Kështu raportoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve “Irna” vonë këtë mbrëmje.
“Një strukturë ushtarake pranë Bushehrit u sulmua dhe u godit nga një predhë e lëshuar nga armiku amerikano-sionist (izraelit)”, tha zv.guvernatori i provincës Ehsan Jahanian.
Ndërkohë, një zyrtar i mbrojtjes amerikane tha se ushtria amerikane nuk kishte kryer asnjë sulm të ri në Iran në orët e fundit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments