top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
MBRETËRIA HASHIMITE E JORDANISË | USHTRIA: RRËZUAM 4 RAKETA IRANIANE.
Aman, Mbretëria Hashimite e Jordanisë (Al-Mamlakah Al-Urduniyyah Al-Hāshimiyyah) | Ushtria njoftoi se rrëzoi katër raketa iraniane mbi territorin e saj, të cilat Teherani tha se u qëlluan në hakmarrje për sulmet ajrore amerikane. “Në agim, sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan dhe rrëzuan katër raketa që kishin hyrë në hapësirën ajrore jordaneze nga territori iranian”. Kështu tha një burim zyrtar në shtabin e përgjithshëm jordanez, duke shtuar se nuk u raportuan të lënduar
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | TRANZITI NËPËR NGUSHTICËN E HORMUZIT ËSHTË NDALUR QË NGA MBRËMË.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Tranziti i anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit është ndaluar që nga mbrëmë, në sfondin e përshkallëzimit të rinovuar midis ShBA-ës dhe Iranit”. Kështu raportoi enti mediatik britanik “Bbc”, duke cituar faqen e internetit të monitorimit të anijeve “MarineTraffic”. Disa anije mallrash individuale kanë kaluar në errësirë në orët e fundit, që do të thotë se transponderët e tyre janë fikur. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegr
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | SHBA-ës NUK I PËRMBUSHIN ANGAZHIMET E TYRE; AS NE NUK I PËRMBUSHIM.
Teheran, Iran | “Angazhimi ynë do të përmbushet në lidhje me atë të palës tjetër; aty ku ata e kanë shkelur marrëveshjen me pretekste të ndryshme, ne as nuk e kemi zbatuar atë dhe do të vazhdojmë të veprojmë në përputhje me rrethanat”. Kështu tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Irna”. “Irani veproi me seriozitet dhe qëllime të mira në negociata, dhe askush nuk mund ta akuzojë atë për shkelje të angazhimeve të tij. I
Agjencia Telegrafike Vox
SULLTANATI I OMANIT | QEVERIA PARAQITI NOTË PROTESTE KUNDËR SULMEVE UASHTARAKE TË IRANIT.
Muskat, Sulltanati i Omanit | “Sulltanati i Omanit paraqiti sot një protestë zyrtare te ambasadori i Iranit pas sulmit ndaj vendit”. Kështu raportuan entet mediatike shtetërore, në një rast të rrallë ku akuzoi publikisht Teheranin për shënjestrimin e territorit të tij. “Omani shpreh shqetësimin e tij të thellë për këto akte të papërgjegjshme dhe thekson domosdoshmërinë për t'iu përmbajtur parimeve të sovranitetit shtetëror, fqinjësisë së mirë dhe mosndërhyrjes në punët e bren
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E JORDANISË | USHTRIA: TRE RAKETA IRANIANE NA GODITËN.
Aman, Mbretëria e Jordanisë | Ushtria jordaneze tha se tre raketa iraniane ranë në territorin e mbretërisë në agim, mes armiqësive të përtërira midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. “Tre raketa të lëshuara nga territori iranian ranë në ... në vende të ndryshme në të gjithë mbretërinë, duke mos shkaktuar viktima. Dëmi është i kufizuar në humbje të vogla materiale”, - u tha në një deklaratë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www
Agjencia Telegrafike Vox
INDIA THOTË SE SHBA-ës NUK DUHET T'I SHESIN KURRË AVIONË LUFTARAKË F-35 TURQISË.
Qyteti i Dehlit të Ri, Indi | Pas Izraelit dhe Greqisë, edhe India po kundërshton shitjen e avionëve F-35 nga ShBA-ës në Turqi. Perspektiva e Turqisë për blerjen e avionëve luftarakë amerikanë të gjeneratës së pestë F-35 është gjithashtu në qendër të interesit në Indi, pasi vlerësohet se një zhvillim i tillë mund të ndikojë në ekuilibrin e sigurisë në rajonin më të gjerë. Sipas entit mediatik “India Today”, çështja nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me marrëdhëniet dypalëshe midis
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: NGUSHTICA E HORMUZIT U MBYLL.
Teheran, Iran | Garda Revolucionare njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, pasi qëlloi me armë paralajmëruese një anije që dyshohet se u përpoq të kalonte nëpër një rrugë të paautorizuar. Sipas televizionit shtetëror iranian, pas këtij incidenti, u vendos që Ngushtica e Hormuzit të mbyllet deri në njoftim të mëtejshëm dhe derisa të ndalet ndërhyrja amerikane në rajon. Gjithashtu u theksua se asnjë anije nuk do të lejohet të kalojë
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | AUTORITETET POHUAN SE DO TË MARRIN PJESË NË BISEDIMET ME IZRAELIN TË PLANIFIKUARA PËR T’U ZHVILLUAR NË ROMË.
Bejrut, Liban | Një zyrtar libanez tha se vendi i tij do të marrë pjesë në bisedimet me Izraelin të planifikuara për javën e ardhshme në Romë; fillimisht Bejruti e kishte kushtëzuar pjesëmarrjen me tërheqjen e Izraelit nga disa zona të pushtuara në jug të vendit. Zyrtari (duke folur në kushte anonimiteti) pohoi se Libani do të marrë pjesë pa dhënë detaje të mëtejshme, pasi një delegacion ushtarak amerikan po vizitonte vendin për të diskutuar zbatimin e një marrëveshjeje korni
Agjencia Telegrafike Vox
SULLTANATI I OMANIT | DELEGACIONI AMERIKAN NUK DO TË MARRË PJESË NË BISEDIME.
Muskat, Sulltanati i Omanit | “Nuk do të ketë amerikanë në tryezën e negociatave në Oman”. Kështu i tha një zyrtar katarez entit mediatik amerikan “CBS”, i cili më parë kishte raportuar se delegacionet amerikane dhe iraniane kishin udhëtuar sot në Oman për të vazhduar negociatat përmes ndërmjetësve. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi), është i pranishëm në Muskat. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com |
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | REGJIMI I AJATOLLAHËVE BOTOI NJË LISTË ME SUBJEKTE QË I KONSIDERON PËRGJEGJËS PËR VRASJEN E ISH-UDHËHEQËSIT SUPREM ALI KHAMENEI.
Teheran, Iran | Gazeta vendore Hamshari botoi një lloj liste të zezë me foto të atyre që dyshohen se janë përgjegjës për vdekjen e ish-udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei, me një uniformë portokalli burgu, ditën kur u botua një mesazh i shkruar nga djali i tij, Moxhtaba (Mojtaba), i cili kërcënonte me hakmarrje kundër vrasësve të babait të tij. Lista e zezë përfshin kryeministrin Starmër (Starmer), presidentin Makron, kancelarin Merc (Merz), presidentin Tramp (Trump), k
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | UDHËHEQËSI SUPREM MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI: HAKMARRJA PËR ALI KHAMENEIN DUHET TË REALIZOHET.
Teheran, Iran | “Hakmarrja është dëshira e kombit tonë dhe sigurisht që duhet të realizohet”. Kështu tha udhëheqësi suprem i Iranit Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei në një mesazh të shkruar për funeralin dhe varrimin e babait të tij Ali Khamenei, i cili u tejçua nga entet mediatike vendore. “Ne premtojmë të hakmerremi për gjakun tuaj të pastër dhe gjakun e të gjithë martirëve të këtyre dy luftërave, në duart e këtyre vrasësve kriminelë dhe të pandershëm”, - tha në deklaratë. Nga z
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): SEKRETARI I THESARIT TË SHBA-ës PO SHKEL MARRËVESHJEN.
Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), tha se Teherani e kishte mbajtur fjalën për armëpushimin me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) këmbënguli se armëpushimi kishte mbaruar, por ra dakord për negociata të mëtejshme me Republikën Islamike. “Irani deri më tani e ka mbajtur fjalën e tij, ndryshe nga i ashtuquajturi sekretar i Thesarit të ShBA-ës, i cili po shkel paragrafin 9 të Memorandumit të Mirëkuptimit”. Kështu sh
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


