SULLTANATI I OMANIT | QEVERIA PARAQITI NOTË PROTESTE KUNDËR SULMEVE UASHTARAKE TË IRANIT.

Muskat, Sulltanati i Omanit | “Sulltanati i Omanit paraqiti sot një protestë zyrtare te ambasadori i Iranit pas sulmit ndaj vendit”.
Kështu raportuan entet mediatike shtetërore, në një rast të rrallë ku akuzoi publikisht Teheranin për shënjestrimin e territorit të tij.
“Omani shpreh shqetësimin e tij të thellë për këto akte të papërgjegjshme dhe thekson domosdoshmërinë për t'iu përmbajtur parimeve të sovranitetit shtetëror, fqinjësisë së mirë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme”.
Kështu shkroi agjencia shtetërore e lajmeve në një postim në rrjetet shoqërore virtuale, një ditë pasi Omani priti ministrin e jashtëm iranian për bisedime mbi Ngushticën e Hormuzit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments