INDIA THOTË SE SHBA-ës NUK DUHET T'I SHESIN KURRË AVIONË LUFTARAKË F-35 TURQISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 minutes ago
- 2 min read
Qyteti i Dehlit të Ri, Indi | Pas Izraelit dhe Greqisë, edhe India po kundërshton shitjen e avionëve F-35 nga ShBA-ës në Turqi.
Perspektiva e Turqisë për blerjen e avionëve luftarakë amerikanë të gjeneratës së pestë F-35 është gjithashtu në qendër të interesit në Indi, pasi vlerësohet se një zhvillim i tillë mund të ndikojë në ekuilibrin e sigurisë në rajonin më të gjerë.
Sipas entit mediatik “India Today”, çështja nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me marrëdhëniet dypalëshe midis Indisë dhe Turqisë, por po trajtohet me vëmendje të shtuar për shkak të bashkëpunimit mbrojtës që po forcohet vazhdimisht midis Ankarasë dhe Islamabadit.
Në vitet e fundit, Turqia dhe Pakistani kanë zhvilluar lidhje më të ngushta ushtarake, duke mbajtur ushtrime të përbashkëta dhe duke forcuar bashkëpunimin e tyre në sektorin e armëve.
Pakistani tashmë ka blerë dronë, anije luftarake dhe pajisje të tjera ushtarake turke, një fakt që po monitorohet nga afër nga pala indiane.
Sipas të njëjtit raport, shqetësimi në Delhin e Ri u intensifikua pas raportimeve se Turqia i siguroi Pakistanit dronë dhe personel ushtarak gjatë Operacionit Sindoor, me të cilin India iu përgjigj masakrës së Pahalgam.
Pavarësisht deklaratave të presidentit Danlld Tramp (Trump), shitja e mundshme e avionëve F-35 Turqisë është ende larg realizimit.
Ankaraja do të duhet të gjejë një mënyrë të besueshme për t'u marrë me çështjen e S-400, e cila mbetet një pengesë e madhe.
Përveç kësaj, presidenti amerikan më parë e ka lënë të hapur mundësinë e shitjes së avionëve F-35 Arabisë Saudite, por pa ndonjë përparim të konsiderueshëm.
Megjithatë, edhe diskutimi për një marrëveshje të mundshme pritet të vazhdojë të provokojë reagime të forta në Izrael dhe të ndiqet nga afër nga India.
Izraeli kundërshton fuqimisht një shitje të mundshme të avionëve F-35 Turqisë, pasi beson se kjo do të prishte epërsinë e saj ajrore në Lindjen e Mesme.
Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit.
Qeveria izraelite e sheh me dyshim praninë ushtarake në rritje të Turqisë në Siri, si dhe bashkëpunimin e saj me vende të tilla si Egjipti, Pakistani dhe Arabia Saudite.
Nga ana e saj, Ankaraja ka dënuar vazhdimisht operacionet ushtarake izraelite në Siri, Iran dhe Liban, ndërsa Presidenti Erdogan e ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gaza.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka bërë fushatë publike kundër marrëveshjes së mundshme, duke argumentuar se dorëzimi i avionëve F-35 ose motorëve për programin luftarak turk KAAN do të prishte ekuilibrin e pushtetit në Lindjen e Mesme.
Në intervista me entet emdiatike amerikane “Fox News” dhe “Cnn”, kryeministri Netanjahu paralajmëroi se forcimi i Turqisë me teknologji të gjeneratës së pestë mund të çojë në një agresion më të madh rajonal.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments