IRAN | REGJIMI I AJATOLLAHËVE BOTOI NJË LISTË ME SUBJEKTE QË I KONSIDERON PËRGJEGJËS PËR VRASJEN E ISH-UDHËHEQËSIT SUPREM ALI KHAMENEI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Teheran, Iran | Gazeta vendore Hamshari botoi një lloj liste të zezë me foto të atyre që dyshohen se janë përgjegjës për vdekjen e ish-udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei, me një uniformë portokalli burgu, ditën kur u botua një mesazh i shkruar nga djali i tij, Moxhtaba (Mojtaba), i cili kërcënonte me hakmarrje kundër vrasësve të babait të tij.
Lista e zezë përfshin kryeministrin Starmër (Starmer), presidentin Makron, kancelarin Merc (Merz), presidentin Tramp (Trump), kryeministrin Netanjahu, zyrtarë të tjerë amerikanë dhe izraelitë, përfshirë sekretarin e Shtetit Rubio, shefin e Pentagonit Hegsëth (Hegseth), komandantin e Centcom-it Kupër (Cooper), ambasadorin e ShBA-ës në Izrael Hakëbi (Huckabee), ministrin izraelit të Mbrojtjes Kac (Katz), ministrin e Jashtëm Sa'ar dhe shefin e shtabit të Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) Zamir.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments