top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: PO PUNOJMË DREJT NJË QEVERIE TË GJERË KOMBËTARE; PUNA JONË ME ARMIQTË NUK KA MBARUAR.
Jeruzalem, Izrael | “Si Kryeministër i Izraelit, kam ndërmend të forcoj unitetin e popullit. Prandaj, unë do të punoj për të krijuar një qeveri të gjerë kombëtare, një qeveri të qëndrueshme që mund të kujdeset për sigurinë dhe të ardhmen tonë”. Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu në një mesazh video të shfaqur për të shënuar fillimin e agjërimit më 9 Av, i cili përkujton shkatërrimin e dy Tempujve të Jerusalemit në vitin 586 para Krishtit dhe 70 pas Krishtit. “E di që
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI: AMERIKËS DO T’I PËRGJIGJEMI SY MË SY.
Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi) tha se Irani do t'i përgjigjet në të njëjtën mënyrë çdo sulmi ndaj infrastrukturës së tij, pasi Donald Trump kërcënoi të bombardonte një urë ose termocentral për çdo anije të synuar në Ngushticën e Hormuzit. “Doktrina jonë e mbrojtjes është e qartë; sy për sy. Çdo agresion kundër Iranit, përfshirë infrastrukturën tonë, do të provokojë një përgjigje të fortë dhe vendimtare”, tha ministri Aragçi (Araghchi) në rrjetin sh
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | MINISTRIA E JASHTME PARAQITI MBI 20 ANKESA NË DREJTËSINË AMERIKANE PËR VEPRIMET E AGJENCISË SË ZBATIMIT TË LIGJIT PËR IMIGRACIONIN DHE DOGANAT E SHBA-ës.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Ministria e Punëve të Jashtme e Meksikës ka njoftuar veprimet zyrtare të ndërmarra në lidhje me vdekjen e 17 shtetasve meksikanë që nga maji i vitit 2025 gjatë operacioneve ose ndërsa ishin nën paraburgim të ICE-së (U.S. Immigration and Customs Enforcement). Sipas një deklarate zyrtare sot, qeveria e presidentes Klaudia (Claudia) Sheinbaum i ka përcjellë Departamentit të Drejtësisë të ShBA-ës, nëpërmjet Departamentit të Sht
Agjencia Telegrafike Vox
GAZË | UDHËHEQËSI I RI ORGANIZATËS TERRORISTE HAMAS KHALIL AL-HAIA (HAYYA): LINDJA E MESME DO TË BËHET E QËNDRUESHME VETËM KUR PALESTINA TË JETË E TILLË.
Gazë | Udhëheqësi i sapo emëruar i organizatës terroriste Hamas tha se Lindja e Mesme do të bëhet e qëndrueshme vetëm kur Palestina të jetë e tillë. “Ajo që po përjeton rajoni vërteton se stabiliteti i popullit palestinez është çelësi i stabilitetit të rajonit”, tha udhëheqësi Khalil al-Haia (Hayya) në deklaratën e tij. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FILIPINE | SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: IRANI NUK MUND TË VENDOSË PËR KONTROLLIN E NJË RRUGE UJORE SI AJO E NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
Manila, Filipine | “Kontrolli iranian i Ngushticës së Hormuzit do të vendoste një precedent shumë të rrezikshëm" me pasoja që do të shtriheshin përtej Lindjes së Mesme”. Kështu tha sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio, gjatë një fjalimi në takimin e ministrave të jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Manila. Kështu raportoi enti mediatik izraelit “The Times of Israel”. “Nëse vendosim një precedent në Lindjen e Mesme ku një shtet mund të ven
Agjencia Telegrafike Vox
PAKISTAN | MINISTRI I BRENDSHËM IRANIAN ESKANDAR MOMENI PO KRYEN TAKIME ME NDËRMJETËSUESIT PËR SHPËTIMIN E MARRËVESHJES ME SHBA-ës.
Islamabad, Pakistan | Ministri i Brendshëm iranian, Eskandar Momeni, ka filluar një seri takimesh me ndërmjetës në Pakistan, ndërsa përpjekjet diplomatike vazhdojnë për të shpëtuar marrëveshjen e përkohshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. “Ministri i Brendshëm Eskandar Momeni u takua me shefin e ushtrisë pakistaneze Asim Munir dhe pritet të takohet me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif më vonë sot”, - thënë kjo sipas agjencisë amerikane të lajmeve “AP”. Autoritet
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE ISLAMIKE: SHKATËRRUAM NJË QENDËR TË DHËNASH TË AMAZON-it NË MBRETËRINË E BAHREINIT.
Teheran, Iran | Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka marrë përgjegjësinë për shkatërrimin e një qendre të të dhënave të Amazon në një sulm në Bahrein. “Në përgjigje të agresionit dhe sulmit të ushtrisë amerikane ndaj objekteve civile dhe ndërtimore në Darkhovin, avionët luftarakë të KGRI-së sulmuan dhe shkatërruan infrastrukturën e qendrës së të dhënave të kompanisë amerikane Amazon në Bahrein”. Kështu njoftoi Garda, e cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Fars”. Nga z.
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | USHTRIA: SULMUAM BAZËN USHTARAKE AMERIKANE NË KUVAJT.
Teheran, Iran | Ushtria njoftoi se kishte goditur një bazë amerikane në Kuvajt me disa raketa. “Forcat tokësore iraniane shënjestruan me raketa tokë-tokë sistemet raketore Himars të ushtrisë terroriste amerikane të stacionuara në bazën Arifjan në Kuvajt”. Kështu raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Irna”, duke cituar burime zyrtare të ushtrisë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): PROGRAMI I ZONËS SË SIGURT FILLOI NË BASHKËPUNIM ME KOMANDËN QENDRORE AMERIKANE DHE USHTRINË LIBANEZE.
Jeruzalem, Izrael | “Në përputhje me direktivat e rangut politik, programi pilot ‘Zona e Sigurt’ filloi sot në Libanin jugor, në bashkëpunim me Centcom-in ushtarak amerikan dhe Forcat e Armatosura Libaneze”. Kështu njoftoi zëdhënësi i Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në një deklaratë, duke sqaruar se nën programin pilot, ekipet nga IDF-ja, Forcat e Armatosura të ShBA-ës dhe Forcat e Armatosura të Libanit po koordinojnë dhe planifikojnë zbatimin e vazhdueshëm të marrëveshjes
Agjencia Telegrafike Vox
GAZË | ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS: KHALIL AL-HAIA (HAYYA) U ZGJIDH UDHËHEQËSI YNË I RI.
Gazë | Organizata terroriste Hamas njoftoi zgjedhjen e z. Khalil al-Haia (Hayya) si udhëheqës të ri. Ai pason z. Jahja Sinuar (Yahya Sinwar), i cili u vra në Gazë nga ushtria izraelite në muajin tetor të vitit 2024. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
JEMEN | REBELËT HUTHI NJOFTUAN BLLOKADË DETARE KUNDËR ARABISË SAUDITE.
Sanë, Jemen | “Huthitë e mbështetur nga Irani kanë njoftuar një bllokadë detare të Arabisë Saudite”. Njoftimi vjen pasi rebelët jemenas dhe Riadi shkëmbyen zjarr javën e kaluar për herë të parë në vite. “Rebelët shpallin një embargo detare kundër armikut kriminal saudit, bazuar në ekuacionin sy për sy, që hyn në fuqi menjëherë pas botimit të kësaj deklarate”, - tha zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Jahja Sari (Yahya Saree). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegra
Agjencia Telegrafike Vox
AMBASADA IZRAELITE NË VATIKAN: IZRAELI PO KRIJON GRUPIN E PUNËS PËR 2000-VJETORIN E PAGËZIMIT TË JEZUSIT.
Vatikan | “Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar, ka krijuar një grup pune të dedikuar për përgatitjet për 2000-vjetorin e Pagëzimit të Jezusit, të udhëhequr nga ambasadori Xhorxh Dik (George Deek), i dërguari special i Izraelit për botën e krishterë, me qëllim forcimin e dialogut me Kishat dhe udhëheqësit e krishterë në mbarë botën dhe koordinimin e përgatitjeve të Izraelit për mbërritjen e pelegrinëve të krishterë”. Kështu njoftoi ambasada izraelite në Selinë e Shenjtë.
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


