IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI: AMERIKËS DO T’I PËRGJIGJEMI SY MË SY.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi) tha se Irani do t'i përgjigjet në të njëjtën mënyrë çdo sulmi ndaj infrastrukturës së tij, pasi Donald Trump kërcënoi të bombardonte një urë ose termocentral për çdo anije të synuar në Ngushticën e Hormuzit.
“Doktrina jonë e mbrojtjes është e qartë; sy për sy. Çdo agresion kundër Iranit, përfshirë infrastrukturën tonë, do të provokojë një përgjigje të fortë dhe vendimtare”, tha ministri Aragçi (Araghchi) në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Transmetuesi shtetëror i Iranit citoi ushtrinë të ketë thënë se kërcënimet e ShBA-së nuk do të kenë asnjë rezultat tjetër përveç zgjerimit të luftës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments