FILIPINE | SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: IRANI NUK MUND TË VENDOSË PËR KONTROLLIN E NJË RRUGE UJORE SI AJO E NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read
Manila, Filipine | “Kontrolli iranian i Ngushticës së Hormuzit do të vendoste një precedent shumë të rrezikshëm" me pasoja që do të shtriheshin përtej Lindjes së Mesme”.
Kështu tha sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio, gjatë një fjalimi në takimin e ministrave të jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Manila.
Kështu raportoi enti mediatik izraelit “The Times of Israel”.
“Nëse vendosim një precedent në Lindjen e Mesme ku një shtet mund të vendosë të kontrollojë një rrugë ujore ndërkombëtare, të vendosë një taksë dhe të hedhë në erë anijet tuaja nëse nuk paguani, ne kemi vendosur një precedent shumë të rrezikshëm që do të përsëritet në pjesë të tjera të botës, përfshirë këtë rajon”, u tha sekretari i Shtetit Rubio të dërguarve të ASEAN-it.
Ai e lidhi çështjen e Ngushticës së Hormuzit me interesat strategjike të Azisë Juglindore, një rajon shumë i varur nga korridoret ndërkombëtare të transportit detar dhe tregtia e energjisë.
Sipas tij, një ndryshim në rregullat mbi lirinë e lundrimit në Lindjen e Mesme mund të ketë pasoja edhe në korridoret e tjera strategjike detare në nivel botëror.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments