IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: PO PUNOJMË DREJT NJË QEVERIE TË GJERË KOMBËTARE; PUNA JONË ME ARMIQTË NUK KA MBARUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Si Kryeministër i Izraelit, kam ndërmend të forcoj unitetin e popullit.
Prandaj, unë do të punoj për të krijuar një qeveri të gjerë kombëtare, një qeveri të qëndrueshme që mund të kujdeset për sigurinë dhe të ardhmen tonë”.
Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu në një mesazh video të shfaqur për të shënuar fillimin e agjërimit më 9 Av, i cili përkujton shkatërrimin e dy Tempujve të Jerusalemit në vitin 586 para Krishtit dhe 70 pas Krishtit.
“E di që është e vështirë të shihet gjatë fushatës zgjedhore, por gjithashtu e di se jemi shumë më të bashkuar nga sa dukemi”, tha kryeministri Netanjahu, duke u rikthyer te tema e dëshirës për të udhëhequr një qeveri me bazë të gjerë, një thirrje që, megjithatë, deri më tani është injoruar nga opozita.
“Gjatë tre viteve të fundit, së bashku, kemi parandaluar shkatërrimin e Tempullit të Tretë (Shtetit të Izraelit).
Ne i kemi zmbrapsur ata që donin të na shkatërronin dhe kemi arritur gjëra të mëdha.
Edhe pse puna nuk ka mbaruar ende, edhe pse shumë sfida ende na presin, jam i bindur me gjithë qenien time se mund ta bëjmë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments