top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË ËSHTË RAKETA 14-TONËSHE “GBU-57 MOP” E CILA ZOTËROHET EKSKLUZIVISHT NGA PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRAMP) E AFTË TË GODASË DHE TË SHKATËRROJË PËRFUNDIMISHT TUNELET BËRTHAMORE TË IRANIT?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 18
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Sulmet izraelite i kanë dhënë goditje të rënda infrastrukturës bërthamore të Iranit, por jo goditjen fatale, sepse zemra që rreh e programit të pasurimit të uraniumit të regjimit ndodhet nën tokë, veçanërisht në uzinën Fordou (Fordow).


Dhe e vetmja armë e aftë të depërtojë në thellësi të tilla është në dispozicion të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).


Ajo quhet Gbu-57, është një raketë shkatërruese bunkerësh 14 tonëshe që mund të lëshohet vetëm nga bombarduesit amerikanë B-2.


Gbu-57 MOP (Massive Ordnance Penetrator) është një mjet i drejtuar për shkatërrimin e bunkerëve që u zhvillua për ushtrinë amerikane kur u bë e qartë se Teherani donte t'i bënte objektet e tij të pasurimit të paprekshme duke i mbrojtur ato brenda maleve.


Gbu-57 MOP është e aftë të depërtojë nëpër shkëmbinj deri në 60 metra përpara se të shpërthejë dhe të shkatërrojë shtresa të shumta betoni dhe çeliku.


Është një pajisje me përmasa të tilla sa mund të lëshohet vetëm nga avioni kryesor i Forcave Ajrore Amerikane, bombarduesi B-2 Spirit Stealth.


Forcat Ajrore Amerikane kanë vetëm 19 të tillë në të gjithë flotën dhe është një avion që konsiderohet një aset jetësor për sigurinë kombëtare.


Marsin e kaluar, ShBA-ës dërguan gjashtë B-2 për një vendosje afatgjatë në bazën anglo-amerikane të vendosur në ishullin Diego Garsia (Garcia), në Oqeanin Indian, pikërisht në të njëjtën kohë me fushatën e sulmeve kundër pozicioneve të rebelëve pro-iranianë Huthi në Jemen për t'u dërguar një mesazh, mbi të gjitha sponsorit të tyre, Teheranit.


Një muaj më vonë, shefi i Pentagonit, Pit Hegsëth (Pete Hegseth), iu drejtua drejtpërdrejt Ajatollahëve, duke i ftuar ata të shqyrtonin me kujdes vendosjen e bombarduesve B-2 brenda një rrezeje të aftë për të arritur çdo objektiv në Lindjen e Mesme.


Një paralajmërim për mullahët për t'i bindur ata të mbyllnin në mënyrë paqësore çështjen bërthamore, duke pranuar kompromiset e propozuara nga Uashingtoni.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page