top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË ËSHTË KORRIDORI SUALKI? | THEMBA E AKILIT E NATO-s.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 20, 2023
  • 1 min read

Varshavë, Poloni | Rripi është porta për në Poloni, dhe është një nga zonat më të nxehta për zhvillimet në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Polonia dridhet, dhe e bën këtë mbi të gjitha me sytë e kthyer nga Korridori Sualki. Ky brezi toke gjendet në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, dhe është një nga zonat që përgjithësisht konsiderohen si “më të nxehtat” për zhvillimet që lidhen me luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, sepse, lidh enklavën ruse të Kaliningradit me Bjellorusinë. Sipas disa analistëve, ky brez i vogël toke, 65 kilometra i gjatë, dhe pothuajse tërësisht i pabanuar, mund të bëjë që e gjithë Evropa të përfshihet në konflikt. Zona, në fakt, është plot me ushtarë: Varshava ka vendosur 10000 ushtarë të tjerë pas një inkursioni të hamendësuar nga helikopterët ushtarakë bjellorusë, dhe qeveria polake ka siguruar se do të ndihmojë në mbrojtjen nga mercenarët e Grupit Uagner, që janë zhvendosur në Bjellorusi. Sualki konsiderohet thembra e Akilit e NATO-s, sepse, nëse ai do të binte nën kontrollin rus, ai do të hapte një pykë midis Polonisë dhe tre shteteve - Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë - të cilat, mund të izoloheshin dhe sulmoheshin më lehtë. Përveç ardhjeve dhe largimeve të ushtarëve, dhe bastisjeve të raportuara nga Varshava, korridori është gjithashtu subjekt i mijëra kalimeve të paligjshme kufitare, aq sa qeveria polake është e shqetësuar se mercenarët e Grupit Uagner, mund të hyjnë në Poloni duke u paraqitur si emigrantë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page