ZYRA E SHTYPIT E VATIKANIT: KRYEMINISTRI IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU MORI NË TELEFON PAPA LEO XIV-të | PAPA I KËRKOI ARMËPUSHIM NË GAZË DHE MBROJTJE TË VENDEVE TË ADHURIMIT; ÇMIMIN E PAGUAJNË FËMIJËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 18
- 1 min read

Vatikan | Papa Leo XIV-të, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, bëri thirrje për armëpushim në Palestinë dhe mbrojtje të vendeve të kultit, pas sulmeve të djeshme në Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza.
Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit e Vatikanit.
“Këtë mëngjes, Leo XIV-të mori një telefonatë në rezidencën e tij në Kastel (Castel) Gandolfo nga Benjamin Netanjahu, Kryeministri i Izraelit, pas sulmit të djeshëm ushtarak izraelit në Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza”, thuhet në deklaratë.
“Në telefonatë, Papa përtëriu thirrjen e tij për një shtysë të re për negociatat dhe për një armëpushim dhe për t'i dhënë fund luftës.
Ai shprehu përsëri shqetësim për situatën dramatike humanitare të popullsisë në Gaza, çmimin e dhimbshëm të së cilës po e paguajnë veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët.
Ati i Shenjtë përsëriti urgjencën e mbrojtjes së vendeve të adhurimit dhe, mbi të gjitha, të besimtarëve dhe të gjithë njerëzve në Palestinë dhe Izrael”, thuhet në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments