At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
ZHDUKET VLONJATI NË SPANJË
Agjencia Telegrafike Vox
Mar 25, 2023
1 min read
Familjarët e z. Artjol Rama, i cili prej pesë muajsh është nisur nga Vlora së bashku me bashkëshorten e tij për në drejtim të Spanjës, kanë humbur çdo kontakt me të.Prej datës dy mars ai ka shkëputur çdo kontakt me ta, dhe për pasojë familjarët kanë kryer denoncim në strukturat e policisë shqiptare dhe asaj spanjolle.Ata dyshojnë se është rrëmbyer, nga individë që nuk janë të njohur për ta.Sipas tyre, ai rezulton i zhdukur prej njëzet e dy ditësh në Girona, një qytet që gjendet në rajonin verilindor të Katalonjës.Babai i tij, ka shkaur në Spanjë që me datën pesë mars, me qëllim që të kryejë analizën e ADN-së për llogari të hetimeve që autoritetet spanjolle kanë çelur në lidhje me rastin në fjalë.Policia spanjolle ka mundur të sekuestrojë një automjet me të cilin dyshohet se është lëvizur i rrëmbyeri, ndërkohë që telefoni pak ditë pas zhdukjes ka rezultuar i hapur dhe në duart e një afrikani.
Comments