RUSIA NDALOI NJË ANIJE CISTERNË QË LUNDRONTE NGA ESTONIA | ANIJA GREKE ÇISTERNË GREEN ADMIRE ISHTE NISUR NGA PORTI ESTONEZ I SILLAMAE-s.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 18
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Rusia ndaloi një anije cisternë që lundronte nga Estonia.
Në incidentin e parë të këtij lloji, Rusia ndaloi Green Admire, një cisternë greke nafte që ishte nisur nga porti estonez i Sillamae, të dielën.
Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë, njoftoi për këtë incident në një postim në rrjetet e ndryshme sociale virtuale.
Anija Green Admire me flamur liberian u ndalua në ujërat territoriale ruse, ndërsa lundronte në një rrugë të paracaktuar.
Ministria e Jashtme e Estonisë deklaroi se rruga, e cila, ishte zgjedhur për arsye sigurie detare dhe nuk ndiqte në mënyrë strikte kufijtë kombëtarë, ishte vendosur me marrëveshje të ndërsjellë midis Rusisë, Estonisë dhe Finlandës.
Për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen, anijet që shkojnë në Portin e Sillamae do të ridrejtohen përmes ujërave territoriale të Estonisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments