XHERËD ISEKMEN (JARED ISAACMAN) THEMELUES I KONTRAKTORËVE TË PENTAGONIT U EMËRUA NGA PRESIDENTI I ZGJEDHUR TRAMP SI KREU I RI I NASA-s.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 4, 2024
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Z. Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi në rrjetin social virtual “Truth” se kishte emëruar 41-vjeçarin Xherëd Teillër Isekmen (Jared Taylor Isaacman), sipërmarrës, pilot, astronaut dhe filantrop, si kreu i NASA-s.
Ai është themeluesi i Draken International, një kompani me bazë në Florida që trajnon pilotë për ushtrinë amerikane (kompania operon një nga flotat më të mëdha në botë të avionëve luftarakë privatë) dhe njëkohësisht themelues dhe CEO i Shift4 Payments, një procesor pagesash.
Që nga muaji shtator i vitit 2024, pasuria e tij neto e vlerësuar ishte 1.9 miliardë dollarë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments