top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | PIONERJA E TË DREJTAVE TË GRAVE MARGARITA PAPANDREU VDIQ NË MOSHËN 102-VJEÇARE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
17 hours ago
1 min read

Greqi | Pionerja e të drejtave të grave Margarita Papandreu vdiq në moshën 102-vjeçare.


Ajo ishte gruaja e dytë e ish-kryeministrit grek Andreas Papandreu nga viti 1951 deri në vitin 1989.


Ajo lindi në Ok (Oak) Park, Illinois, ShBA-ës.


Ajo studioi gazetari dhe më pas kreu një diplomë masteri në shëndet publik në Universitetin e Minesotës.


Atje takoi Andreas Papandreun në vitin 1947; u martuan më 30 gusht 1951, në Reno.


Së bashku patën katër fëmijë, Jorgon (George), ish-kryeministër, Sofia-n, Niko-n dhe Andrea-n.


Ajo ishte pionere e të drejtave të grave; themeloi Unionin e Grave Greke, presidente e të cilit ishte nga viti 1951 deri në vitin 1981.


Qëllimi i saj ishte të kërkonte të drejta dhe liri të barabarta për gratë në Greqi.


Ishte autore e shumë librave dhe artikujve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page