VURI KËMBËT MBI TAVOLINËN E NENSI PELOSIT DHE I LA NJË SHËNIM SEKSIT | DËNOHET ME 4 E ½ VITE BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 25, 2023
- 2 min read

Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës | Z. Riçërd “Bigo” Barnet (Richard Bigo Barnett), 63 vjeç, me origjinë nga Arkansasi, është një nga njëmijë të arrestuarit për ngjarjet e 6 janarit 2021. Njeriu që gjatë sulmit në Kapitol Hill (Capitol Hill) më 6 janar 2021, kishte fotografuar veten duke vendosur këmbët në tryezën e kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, nensi Pelosi (Nancy Pelosi), u dënua me 4 vjet e gjysmë burg. Akuzat që u ngritën ndaj z. Barnet, lidheshin me pengimin e një procedimi zyrtar, hyrjen dhe qëndrimin në një ndërtesë qeveritare me qasje të kufizuar me armë vdekjeprurëse dhe vjedhjen e pronës. Sipas gjykatësit federal të Uashington DC që e dënoi, burri kishte hyrë në Kapitol me një armë trullosëse. Ai mund ta kishte lënduar znj. Pelosi, nëse ajo do të kishte qenë atje. Z. Barnet jeton në Arkansas dhe ka punuar si zjarrfikës përpara se të pensionohej. Në ditën e sulmit në Kapitol Hill, ai udhëtoi më shumë se 1600 kilometra me qëllim që t'i bashkohej asaj që u konsiderua nga qarqet e majta politike amerikane si protestë e dhunshme e mbështetësve të z. Donald Tramp. Më herët atë ditë, znj. Nansi Pelosi – si dhe deputetë të tjerë – ishin detyruar të iknin nga protestuesit. Pasi depërtoi linjat e policisë dhe hyri në Kapitol, z. Barnet u ul në zyrën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve. Në atë moment, ai kishte vendosur këmbët në tavolinë dhe kishte lënë një shënim me një sharje seksiste. Në dy vitet e fundit, raporton BBC, më shumë se një mijë persona janë arrestuar për sulmin në Capitol Hill në 2021. Shkurtin e kaluar, edhe Xhis Xheims Ramson (Jesse James Rumson) - i riemërtuar si “burri panda”, përfundoi në pranga për dhunë dhe sulm mbi një zyrtar publik.

___.png)















Comments