VRITEN BABË E BIR NË SHKODËR | NGJARJA NDODHI NË FSHATIN BRUÇAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 29, 2023
- 1 min read

Sumë, Pult, Shkodër | Babë e bir nga Njësisia Administrative Pult e Dukagjinit janë vrarë me armë zjarri pasditen e sotme.

57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, me moshë afërsisht 30 vjeç, jetonin në Shkodër, por u vranë teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj, e cila ishte djegur vetëm një natë më parë nga persona të paidentifikuar, të cilët, me sa duket e kanë planifikuar krimin, fillimisht duke u djegur banesën, me qëllim tërheqjen e tyre atje, dhe më pas vrasjen e tyre. Ata janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë vdekur në vend. I riu ishte baba i dy vajzave.
Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes, teksa në Shkodër janë vendosur patrulla në pikat hyrëse dhe dalëse. Nuk dihen edne motivet dhe shhkaqet e këtij krimi kaq të rëndë, por, dyshohet se ato mund të lidhen me konflikte që të ndjerëve u kanë lindur nga përfshirja në kultivim dhe tregëtim bimësh narkotike.

Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Shtetit ka lëshuar një deklaratë paraprake me këtë përmbajtje: “Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen ‘Partizani’, Shkodër. Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje. Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.”
Lajm në përditësim...
Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments