VLORË: U ARRESTUA BRIAN DRIZA | ARMË TË FTOHTË + USHTRIM DHUNE FIZIKE NDAJ NJË 70-VJEÇARI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 25
- 2 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Brian Driza, 25 vjeç.
Ai akuzohet se ushtroi dhunë fizike ndaj një qytetari.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal disa përforcues metalikë, një biçak dhe një elektroshok.
Njoftim | Vlorë/Sulmoi fizikisht një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, autorit 25-vjeçar i gjenden dhe sekuestrohen disa përforcues metalikë, një biçak dhe një elektroshok.
Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.04.2025, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ku një person i paidentifikuar, dyshohet për motive të dobëta, ka sulmuar fizikisht shtetasin J. K., 70 vjeç, banues në këtë lagje, bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. D., 25 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjet një përforcues metalik grushti me thikë.
Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy përforcues të tjerë grushti, një biçak dhe një pajisje elektroshoku.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios