top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA NR. 4; SARANDË | SHEFKI KAÇUPAJ U ARRESTUA; I HYRI KOMSHIUT NË SHTËPI ME KOBURE ME MULLI NË DORË; SHKAQET E AKTIT KRIMINAL JANË NËN HETIM PENAL PARAPRAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Lagjja Nr. 4, Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Shefki Kaçupaj, me moshë 62 vjeç.


Njoftim | Sarandë.


Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale me armë zjarri, mes fqinjësh.


Hyri në banesën e fqinjëve dhe i kanosi me pistoletë, arrestohet 62-vjeçari.


Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli).


Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji kishte hyrë i armatosur në banesën e saj, në lagjen nr. 4, dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e autorit.


Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, u arrestua shtetasi Sh. K., 62 vjeç.


Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Sh. K. kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri (pistoletë me mulli), si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page