PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: VETOJA E KRYEMINISTRIT VIKTOR ORBAN NDAJ KREDISË PREJ 90 MILIARDË € TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR UKRAINËN NXIT AGRESIONIN E PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 55 minutes ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski u ka bërë thirrje aleatëve evropianë të sigurojnë miratimin e kredisë prej 90 miliardë eurosh të nevojshme për të mbështetur mbrojtjen e Kievit kundër Rusisë.
Në një intervistë me entin mediatik “Politico”, Presidenti Zelenski tha se vetoja e Kryeministrit hungarez Viktor Orban ishte një përpjekje për të nxitur agresionin e presidentit rus Vladimir Putin.
“Kjo nuk është një çështje personale. Ky nuk është një konflikt midis Hungarisë dhe Ukrainës. Konflikti është midis Evropës dhe Hungarisë”, tha Presidenti Zelenski - duke akuzuar Budapestin për bllokimin e mbështetjes evropiane për Kievin dhe ruajtjen e lidhjeve strategjike me Moskën.
“Ata nuk na kanë ndihmuar kurrë me mbështetje ushtarake që nga fillimi i kësaj lufte. Ata thanë (...) qartë se nuk do ta mbështesnin Ukrainën sepse kanë miq të vërtetë në Rusi. Dhe ata janë miq, partnerë strategjikë”, tha Presidenti Zelenski.
Kryeministri Orban ka lënë të kuptohet se lirimi i fondeve, i miratuar nga udhëheqësit e Bashkimi evropian në muajin dhjetor, kërkon riparime të tubacionit Druzhba të dëmtuar nga sulmet me dronë rusë dhe garanci për furnizimet me naftë në Hungari.
Qeveria hungareze ka dërguar një delegacion në Ukrainë për të vlerësuar dëmet në infrastrukturë, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tikhi (Tykhyi), deklaroi dje se pjesëmarrësit nuk kishin status zyrtar dhe kanë hyrë në vend si turistë.
Ndërkohë, Hungaria dhe Sllovakia po kërcënojnë të bllokojnë rinovimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër oligarkëve dhe kompanive ruse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments