PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SHBA-ës DUHET TË USHTROJNË MË SHUMË PRESION NDAJ RUSISË JO NDAJ MEJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 48 minutes ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski tha se në Ukrainë, ne nuk i besojmë Rusisë, por mendoj dhe besoj se amerikanët me të vërtetë duan t'i japin fund kësaj lufte.
“Shpresoj se ata do të na ndihmojnë, por na duhet më shumë presion mbi Rusinë, jo mbi mua”, tha Presidenti Zelenski në një intervistë me entin mediatik “Politico” - ku theksoi se në Kiev, ne kemi nevojë për negociata dhe se ne i mbështesim ato.
Presidenti Zelenski tha se Populli i tij është i lodhur, por theksoi se morali mbetet i lartë dhe se ukrainasit nuk janë të gatshëm të pranojnë ultimatumet ruse që kërkojnë dorëzimin e sipërfaqeve të gjera të territorit në lindje të vendit.
Presidenti Zelenski më pas u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të zhvillojnë një “Plan B” për të siguruar financimin afatgjatë të Ukrainës, duke gjetur një mënyrë për të anashkaluar atë që ai e quajti shantazh nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili, po bllokon një kredi prej 90 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian të premtuar për Kievin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments