FSHATI MESAPLIK; VLORË | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR KAMBER SULÇAJ; KONSIDEROHET DORAS NË VRASJEN E EDOARDO SARÇIT (SARCHI) NË FSHATIN SALARI TË TEPELENËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 29
- 4 min read
Updated: Sep 30

Fshati Salari, Tepelenë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Kamber Sulçaj, me moshë 48 vjeç, banues në fshatin Mesaplik të Vlorës.

Ai konsiderohet doras në vrasjen e:
1- Z. Edoardo Sarçi (Sarchi), qytetar italian, sipërmarrës tregtar.






Njoftim | Salari, Tepelenë.
Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur "Qafa e Dilanit", pas mesnatës së datës 26.09.2025.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes.
Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.
Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S..
Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.
Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.
Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.
Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit.
Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.
-Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.
-Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.
-Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).
Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Polcisë së Shtetit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Koment nga z. Gazmend Braçe (Braçi) | “… tashmë ndihemi të gjithë të lehtësuar dhe po shpresojmë duke bashkëpunuar me policinë e shtetit, që autori të lokalizohet dhe arrestohet. Që nga momenti kur ka ndodhur ngjarja në prezencën tonë, ne, unë, babai, dhe vëllai, kemi qënë në dispozicion të policisë, duke bashkëpunuar dhe treguar çfarë ndodhi atë natë…”.
“… Edoardo Sarçi (Sarchi), ishte një mik i vjetër i familjes tonë dhe kjo marëdhënie njerëzore kishte vite që ishte ndërtuar, jo vetëm për shkak të biznesit por edhe për shkak të miqësisë dhe respektit reciprok…”.
“… unë dhe sot kam shkuar në polici, ku kam bashkëpunuar me grupin e hetimit. Nuk kishim asgjë për të fshehur për këtë ngjarje të rëndë, ku ne na u vra miku jonë…”.
“… Ne s’kemi dhënë asnjë dëshmi kontradiktore në polici me qëllim për të fshehur krimin.
Ne kemi treguar gjithçka që dinim dhe kishim interes të zbardhnim ngjarjen e rëndë që i ndodhi mikut tonë.
Shumë nga mediat na bënë mua, vëllain dhe babain, autorë të krimit. Po si mund të ishim ne 3 anëtarë të një familje, autorë të vrasjes së mikut tonë?
Si mund të imagjonohej kjo? Si ne dhe miku jonë Edoardo, jemi vrarë 100 herë nga media.
Më vjen mirë që tashmë ngjarja është zbardhur nga policia dhe për këtë gjë dua të Falenderoj Policinë Gjirokastër, që zbardhi ngjarjen në kohë rekord.
Tani pres që ato media që na akuzuan të mbajnë një qëndrim dhe kërkojnë ndjesë duke fshirë të gjitha shkrimet abuzive …”









___.png)






































Comments