top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VIZITA SURPRIZË NË KIEV E MINISTRIT GJERMAN TË MBROJTJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 21, 2023
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Z. Boris Pistorius, ministri gjerman i Mbrojtjes, mbërriti për një vizitë të papritur në Kiev, këtë mëngjes, me tren, për të riafirmuar mbështetjen e Berlinit për Ukrainën, siç bëri dje Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Ostin (Austin).


Ministri Pistorius u prit nga homologu i tij ukrainas Umierov dhe presidenti Zelenski (Zelensky). Gjatë vizitës, z. Pistorius i premtoi Kievit armatime të reja nga Berlini për një total prej mbi 1.3 miliardë euro.


Gjermania do të dorëzojë një këst të tretë të sistemeve mbrojtëse Iris-T SLM, duke e çuar numrin e përgjithshëm nga 8 në 12.


Për më tepër, 20000 predha të reja artilerie 155 mililitroshe, 60 dronë vëzhgimi të teknologjisë së lartë, dhe dhjetëra sisteme radari, pritet të mbërrijnë në Kiev.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page