VIETNAM | SHKOI NË 90 NUMRI I TË VDEKURVE NGA PËRMBYTJET; 12 NUMRI I TË ZHDUKURVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read

Hanoi, Vietnam | “Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Vietnam është rritur në 90. 12 subjekte të tjerë rezultojnë të zhdukur”.
Kështu tha Ministria vietnameze e Mjedisit pas ditëve të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut.
“Më shumë se 60 vdekje që nga 16 nëntori janë regjistruar në provincën malore qendrore të Dak Lak, ku dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur”, tha Ministria e Mjedisit në një deklaratë për shtyp.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments