top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË: I BURGOSURI POLITIK LINDOMAR JESÚS AMARO BUSTAMANTE U GJET I VDEKUR NË QELI | ISHTE KUNDËRSHTAR POLITIK I DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Një i burgosur politik venezuelian ka vdekur në paraburgim shtetëror ndërsa mbahej në një burg në shtetin verior të Araguas”, raportuan dy OJQ lokale.

 

Viktima, Lindomar Jesús Amaro Bustamante, me moshë 27 vjeç, ishte një nga qindra persona të ndaluar në Venezuelë pas rizgjedhjes së diskutueshme si president të diktatorit çavisto-komunist Nikolas (Nicolás) Maduro në muajin korrik të vitit të kaluar.

 

Sipas Komitetit për Lirinë e të Burgosurve Politikë, z. Amaro, i arrestuar në kontekstin e krizës paszgjedhore në shtetin e Kojedes (Cojedes) nga agjentë të Policisë Kombëtare Bolivariane ndërsa po kthehej në shtëpi me një motoçikletë, thuhet se vari veten në qelinë e tij.

 

Sipas familjes së tij, ai kishte tentuar tashmë vetëvrasje dhe, pavarësisht paralajmërimeve, nuk mori asnjë ndihmë apo mbrojtje mjekësore.

 

Ky mosveprim rëndon përgjegjësinë e shtetit për një vdekje të parandalueshme”, shtoi OJQ-ja në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Organizata e të drejtave të njeriut raportoi gjithashtu se një tjetër i ri, z. Jhoandri Joel Silva Lara, gjithashtu i ndaluar që nga zgjedhjet presidenciale të korrikut të kaluar, ka tentuar vetëvrasje në të njëjtin burg pas një krize mendore.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page