top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEVERIA E DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO SHAPPLI KOMPANINË SHUMËKOMBËSHE AMERIKANE “EXXONMOBIL” ARMIKE TË VENEZUELËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 11
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Qeveria e diktatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro akuzoi kompaninë shumëkombëshe amerikane ExxonMobil për lobim në OKB, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara kundër Venezuelës dhe në favor të Guajanës fqinje.

 

Kështu raporton agjencia e lajmeve “Efe”.

 

Zv/presidenti dhe ministrja e hidrokarbureve të Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodríguez, i tha televizionit shtetëror “VTV” se ExxonMobil ka komplotuar kundër Venezuelës për më shumë se një dekadë për të minuar integritetin e saj territorial, për të vjedhur burimet e vendit, për të shkaktuar destabilizimin e brendshëm politik, për të na ofenduar, për të na sulmuar dhe për të shkaktuar një bllokim të autoriteteve tona ekonomike.

 

Ministrja Rodríguez tregoi në televizion një dokument që dyshohet se ishte përgatitur nga ExxonMobil që do të kishte ndikuar në administratën amerikane të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për t'i dhënë fund licencës që lejonte një tjetër shumëkombëshe amerikane, Chevron, të operonte në Venezuelë.

 

ExxonMobil, e cila, u largua nga Venezuela në vitin 2007 kur asetet e saj në partneritet me Petroleos de Venezuela (PDVSA) shtetërore u sekuestruan dhe tani po kërkon 1.3 miliardë dollarë në asete të sekuestruara, është akuzuar nga ministrja Rodríguez për vjedhjen e naftës venezueliane duke zhvendosur operacionet e saj në Guajana.

 

Nafta dhe gazi venezuelian që janë atje i përkasin venezuelasve”, tha ajo, duke paralajmëruar se nëse diçka i ndodh një autoriteti të lartë, unë e mbaj ExxonMobil drejtpërdrejt përgjegjës për planet e tij kundër Venezuelës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page