top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës SHPALLËN KARTELIN E DIEJVE (CARTEL DE LOS SOLES) ORGANIZATË TERRORISTE | DIKTATORIN ÇAVISTO-KOMUNIST TË VENEZUELËS NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO E SHPALLËN KREUN E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Diktatori çavisto-komunist i Venezuelës Nikolas (Nicolás) Maduro, dhe anëtarë të lartë të qeverisë së tij janë shpallur zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si anëtarë të “Cartel de los Soles” (Kartelit të Diejve), i konsideruar si një organizatë terroriste ndërkombëtare.


Sipas analistëve, përfshirja e Departamentit të Shtetit në listë i lejon Uashingtonit të vendosë sanksione të reja kundër administratës së Venezuelës.


Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio konfirmoi se grupi është përgjegjës për dhunën terroriste në të gjithë hemisferën dhe përsëriti se ShBA-ës e konsiderojnë vetë diktatorin Maduro udhëheqësin e kartelit.


Regjimi venezuelian i ka mohuar akuzat dhe pohon se nuk ka prova që e lidhin atë me rrjetet e trafikimit të drogës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page