DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO MBUSHI 63 VJEÇ DUKE KËNDUAR “PLIS PIZ FOREVËR NO KREIZI UOR” (NË ANGLISHT: JU LUTEM PAQE PËRGJITHMONË JO NJË LUFTË TË ÇMENDUR); 13 VJET NË PUSHTET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist Nikolas (Nicolás) Maduro përdori një ton festiv pasi Shtëpia e Bardhë sinjalizoi një rihapje të mundshme të dialogut.
Në prag të ditëlindjes së tij të 63-të, presidenti venezuelian u shfaq në publik, duke kërcyer me një këngë popullore që përsërit “plis piz forevër, no ë kreizi uor” (në anglisht: ju lutem paqe përgjithmonë, jo një luftë të çmendur), e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, “VTV”.
Ai mori pjesë në premierën e një seriali televiziv për jetën e tij, të prezantuar në një teatër në qendër të Karakasit.
Seriali me shtatë episode gjurmon jetën e diktatorit Maduro, që nga fëmijëria e tij deri në ngritjen e tij në famë politike, duke përfshirë anëtarësimin e tij në Lidhjen Socialiste, e afërt me Kubën e ish-diktatorit tjetër Fidel Kastro, dhe rolin e tij si “djali i Hugo Çavezit (Chávez)”.
Hapja diplomatike e treguar nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, pardje përsëriti për herë të tretë brenda pak ditësh dëshirën e tij për t'u angazhuar me të, e ka qetësuar diktatorin Maduro, i cili, do të festojë gjithashtu 13-vjetorin e tij si udhëheqës i Venezuelës sot.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments