VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ: PO GJEJMË NJERËZ TË GJALLË NËN RRËNOJA; PO PUNOJMË PA U NDALUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | “Sot shpëtuam njerëz të gjallë; le të mos e humbasim shpresën, le të vazhdojmë të gërmojmë.
Nuk do të lodhem kurrë së falënderuari burrat tanë, si ata të Brigadës Ndërkombëtare që po na ndihmojnë.
Puna jonë nuk ndalet.
Ne kemi emëruar një komision presidencial për të shqyrtuar përdorshmërinë e të gjitha strukturave të prekura dhe për të përcaktuar nëse familjet mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Ne kemi vendosur një semafor; të kuq nëse hyrja është e ndaluar, të verdhë për vlerësim rast pas rasti, të gjelbër nëse banimi lejohet.
Prandaj kemi vendosur të pezullojmë shkollat edhe për javën e ardhshme.
Në La Guaira, ne kemi rivendosur 75% të energjisë elektrike, 60% të ujit dhe 90% të trafikut. Puna e shpëtimit nuk ndalet”.
Kështu tha presidentja e përkohshme e Venezuelës Delsi (Delcy) Rodriguez, gjatë një prononcimi në televizionin shtetëror.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments