VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ PO VAZHDON REFORMAT DUKE SHKARKUAR NGA DETYRA MBËSHTETËSIT E ISH-DIKTATORIT NIKOLAS MADURO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez shkarkoi nga detyra ministrin e Habitatit Jorge Markuez (Márquez) Monsalve, i konsideruar si një nga aleatët më të ngushtë të ish-diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro, duke emëruar në vend të tij arkitekten Paola Posani.
Vendimi është pjesë e procesit të riorganizimit të qeverisë të nisur pas arrestimit të diktatorit Maduro, i karakterizuar nga zëvendësimi progresiv i personelit ushtarak me teknikë dhe profesionistë civilë.
Ajo shkarkoi gjithashtu znj. Rosines Çavez (Rosinés Chávez), vajzën më të vogël të ish-diktatorit Hugo Çavez (Chávez), nga pozicioni i saj si drejtuese e Inparque-sit, Institutit të Parqeve Kombëtare, duke emëruar z. Nelson Rodriguez në vend të saj, i cili merr edhe Ministrinë e Ekosocializmit.
Ajo është emëruar në një rol të ri si kreu i Misionit të Madh të Venezuelës së Re.
Që nga marrja e detyrës, presidentja e përkohshme Rodriguez ka bërë afërsisht 16 ndryshime ministrore dhe ka krijuar një komision të ngarkuar me reformimin e aparatit shtetëror, me qëllim reduktimin dhe përmirësimin e strukturës së administratës publike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments