VENEZUELË | MINISTRI I BRENDSHËM DIOSDADO KABELO (CABELLO); DUHET TË BASHKOHEMI URGJENTISHT NË TË KUNDËRT AMERIKANËT DO TË NA I HANË KOKAT NJË E NGA NJË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | “Për sa kohë që na shohin të bashkuar, do të mendohen dy herë, por nëse na shohin të ndarë, njëri në njërën anë dhe tjetri në anën tjetër, do të na hanë një nga një dhe nuk do të mbetet askush”.
Kështu tha Ministri i Brendshëm Diosdado Kabelo (Cabello); në një deklaratë gjatë festimeve për 34-vjetorin e grushtit të shtetit të dështuar të 4 shkurtit 1992; i transmetuar nga kanali shtetëror “Venezolana de Televisión” (VTV).
Çavizmi e quan ngjarjen rebelim civilo-ushtarak (grushti i shtetit i tentuar rezultoi në të paktën 32 vdekje dhe 130 të plagosur).
Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm Kabelo (Cabello) bëri thirrje për bashkim midis frontit Çavist gjatë ngjarjeve përkujtimore që shënojnë përvjetorin e grushtit të shtetit të tentuar të udhëhequr nga ish-diktatori Hugo Çavez (Chávez), duke njoftuar se programi i tij televiziv “Con el Mazo Dando” (Me Topuzin e Egër), të cilin ai e drejton, nuk do të transmetohet sot.
Stafi editorial i programit i ftoi shikuesit të ndiqnin programin e posaçëm kushtuar përvjetorit, i cili, i bënte homazh ish-diktatorit Çavez dhe rëndësisë politike të 4 shkurtit 1992, duke specifikuar se “Con el Mazo Dando” do të kthehet në valët e transmetimit javën e ardhshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments