top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNISTO-NARKO-TERRORIST NIKOLAS (NICOLAS) MADURO E FILLOI SI SHOFER AUTOBUZI DHE MË PAS U BË 3 HERË PRESIDENT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read
ree

Karakas, Venezuelë | Nga shofer autobusi në tre mandate presidenciale.


Diktatori çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolas) Maduro, sundimtari i Venezuelës, udhëhoqi një represion mizor mbi popullatë.


I kapur rob nga Pentagoni së bashku me gruan e tij, Silia (Cilia) Flores, gjatë një sulmi ajror në Karakas, ishte kreu ekzekutiv i Venezuelës me shërbimin më të gjatë në historinë politike të vendit.


I njohur gjithashtu për rolet e tij si kongresmen, ministër i jashtëm dhe zëvendëspresident nën drejtimin e diktatorit Hugo Çavez (Chavez) - i cili e caktoi atë si pasardhës të tij në vitin 2012 - ai e zhyti vendin e Amerikës së Jugut në një krizë ekonomike rekord, me PBB-në që ra me 80% në dhjetë vjet, inflacionin që tejkaloi 500% dhe një valë të paparë imigracioni.


Kreu i shtetit e filloi karrierën e tij politike që fëmijë, i inkurajuar nga babai i tij, Nikolas (Nicolás) Maduro Garcia, një ekonomist dhe themelues i partive socialiste.


I lindur në lagjen Los Çaguaramos të Karakasit në vitin 1962 në një familje kolumbiane, Maduro merrte pjesë në demonstrata dhe fushata zgjedhore që në moshën pesëvjeçare.


Nëna e tij, duke e parë të vishte rrobat e një djali altari, donte që ai të bëhej prift.


Në shkollën e mesme Jose Avalos, ai u interesua për Teologjinë e Çlirimit, një degë progresive e Kishës Katolike, dhe në vitin 1980, në moshën 18 vjeç, ai iu bashkua Lidhjes Socialiste Marksiste-Leniniste.


Ndër themeluesit e lëvizjes ishte Jorge Antonio Rodriguez, babai i nënpresidentes aktuale Delsi (Delcy) dhe kreut të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez.


Me këtë grup, presidenti mori një bursë, duke u trajnuar në Kubë.


Edhe pse karriera e tij si sindikalist dhe shofer autobusi nuk sugjeroi ngritjen e tij, ishte fushata për të liruar Hugo Çavezin (Chávez), pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 1992, që shënoi një pikë kthese për Maduron.


Ishte në këtë kontekst që presidenti bolivarian takoi avokaten Silia (Cilia) Flores, e cila, u bë partnerja dhe aleatja e tij politike, një bashkim që u vulos me martesë në vitin 2013, kur ai u ngjit në udhëheqjen e vendit dhe Selia (Celia) fitoi titullin “Prima combatante”.


Qeveria e Maduros, e cila, gjatë fushatës së fundit zgjedhore në vitin 2023 fitoi nofkën “Gallo Pinto”, u shënua, që nga fillimi, nga momente dhune të madhe, me shtypjen e përgjakshme të lëvizjeve studentore.


Në vitin 2018, ai më pas mori një mandat të dytë në një votim të konsideruar të paligjshëm nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, dhe bëri të njëjtën gjë në vitin 2023, me pamundësinë e kandidaturës së kundërshtares së tij, Maria Korina Makado (Corina Machado), udhëheqëse e platformës kryesore të opozitës së vendit, PUD, dhe fituese e fundit e Çmimit Nobel për Paqen.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page