VENEZUELË | MBI 7400 TË BURGOSUR MBAHEN NË BURGJET PARALELE TË POLICISË MJEKO-LIGJORE NË KUNDËRSHTIM TË HAPUR ME LIGJIN PROCEDURIAL PENAL.

Karaks, Venezuelë | “Kalabozos”, janë qendra të përkohshme paraburgimi për policinë mjeko-ligjore venezueliane (CICPC), të cilat, sipas Observatorit të Burgjeve Venezueliane (OVP), janë transformuar në një rrjet të vërtetë burgjesh paralele.
58% e të burgosurve janë mbajtur për më shumë se një vit, kur, me ligj, ata nuk mund të mbahen për më shumë se 48 orë.
33.5% janë mbajtur për më shumë se dy vjet.
Sipas OVP-së, 6518 persona presin gjyqin dhe vetëm 896 prej tyre kanë një dënim të formës së prerë; 87.9% e tyre, pra, nuk janë dënuar.
Midis të ndaluarve janë 914 gra, 17 të mitur dhe 181 persona mbi moshën 65 vjeç.
Organizata raporton gjithashtu kushte të papërshtatshme, me mungesë ventilimi, uji të pijshëm dhe kujdesi mjekësor, dhe akuzon disa oficerë se kanë zhvatur deri në 200 dollarë në këmbim të përfitimeve të tilla si qasja në dush, banjo ose mundësia për të dalë jashtë për ajër të pastër dhe rrezet e diellit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments