VENEZUELË | PARLAMENTI MIRATOI MARRËVESHJEN E ENERGJISË ME SHBA-ës ME AFAT FILLESTAR 25-VJEÇAR; SYNOHET RIJETËZIMI I 17 FUSHAVE NAFTËMBAJTËSE DHE NXJERRJA E 1.5 MILION FUÇIVE NAFTË NË DITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Parlamenti miratoi në një seancë të jashtëzakonshme, marrëveshjen dypalëshe për energjinë të nënshkruar nga Venezuela dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një afat fillestar prej 25 vjetësh.
Marrëveshja, e prezantuar në Dhomë nga përfaqësuesi Miguel Angel Perez Abad, kërkon zhvillimin dhe riaktivizimin operacional të 17 fushave strategjike të naftës, me qëllim rritjen e prodhimit kombëtar në mbi 1.5 milion fuçi në ditë, si pjesë e planit për të rigjallëruar industrinë e hidrokarbureve.
Marrëveshja, e nënshkruar tashmë nga presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodríguez, përfaqëson një nga arritjet kryesore të afrimit të ri midis Karakasit dhe Uashingtonit në frontin e energjisë.
Marrëveshja, synon të ringjallë prodhimin e naftës bruto dhe të riorganizojë sektorin e naftës së vendit, i cili ka rezervat më të mëdha të naftës në botë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments