VENEZUELË | 927 VETA JANË PADITUR PËR GJUHË URREJTJEJE QË NGA VITI 2017.

Karakas, Venezuelë | Që nga viti 2017, të paktën 927 persona në Venezuelë janë akuzuar për nxitje të urrejtjes.
Sipas Foro Penal - e cila është një organizatë jo-qeveritare venezueliane e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, e cila ofron ndihmë juridike falas (pro bono) për personat e arrestuar në mënyrë arbitrare dhe familjarët e tyre - gjashtë nga të akuzuarit mbeten në paraburgim, ndërsa 638 janë subjekt i masave proceduriale penale.
Nënkryetari i OJQ-së, Gonzalo Himiob, vuri në dukje se ky krim shpesh shfaqet së bashku me akuzat për terrorizëm dhe shoqatë kriminale.
“Ligji Kushtetues kundër Urrejtjes, për Bashkëjetesë Paqësore dhe Tolerancë”, i mbështetur fuqimisht nga ish-diktatori çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro në vitin 2017, parashikon dënime me burgim nga 10 deri në 20 vjet për këdo që nxit, promovon ose nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, përveç dënimeve të tjera.
Organizatat shoqërore dhe grupet e opozitës e kanë kritikuar masën, duke e quajtur atë pjesë të aparatit ligjor të përdorur kundër gazetarëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe kritikëve të qeverisë.
Të martën, presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez i bëri thirrje parlamentit të udhëhequr nga çavistët që të reformoë ligjin për të promovuar dekriminalizimin e krimeve të caktuara, duke pranuar se ai fatkeqësisht është zbatuar gabimisht dhe se dispozitat e tij janë abuzuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments