top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELA RIHAPI MISIONET E SAJ DIPLOMATIKE NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS PËR TË PROMOVUAR MARRËDHËNIE TË BAZUARA NË RESPEKT DHE BASHKËPUNIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Qeveria e Venezuelës ka njoftuar rihapjen e misioneve të saj diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e rifillimit të marrëdhënieve me Uashingtonin të iniciuara nga Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodríguez pas kapjes së Nikolas (Nicolás) Maduros nga forcat amerikane më 3 janar”.


Kështu njoftoi Zv/Ministri i Jashtëm për Evropën dhe Amerikën e Veriut, Olivier Blanko (Blanco), në rrjetin social virtual Iks (X) - duke specifikuar se Venezuela është e përkushtuar për të promovuar marrëdhënie të bazuara në respekt dhe bashkëpunim për prosperitetin e vendeve tona.


Uashingtoni kishte marrë kontrollin e përkohshëm të ambasadës dhe ndërtesave konsullore të Venezuelës në vitin 2023, pas shpërbërjes së qeverisë së përkohshme të vetëshpallur të udhëhequr nga udhëheqësi i opozitës Juan Guaido, të cilin, Shtetet e Bashkuara e njohën si presidentin legjitim të Venezuelës.


Rihapja e ambasadës dhe zyrave konsullore do të lehtësonte procedurat për gati një milion migrantë venezuelas që banojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u lejuar atyre, ndër të tjera, të marrin ose rinovojnë pasaportat e tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page