VENEZUELË | NË KARAKAS STUDENTËT DHE SINDIKALISTËT JANË GATI PËR PROTESTA; KËRKOHET RRITJE E PAGËS MINIMALE DHE E PENSIONIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Udhëheqësit e sindikatave dhe studentëve kanë thirrur një protestë masive sot në Karakas të Venezuelës, për të kërkuar që Parlamenti të rrisë pagën minimale dhe pensionet, të cilat janë ngrirë që nga viti 2022.
Demonstrata bashkon organizatat e punës dhe shoqatat e arsimit, të cilat, gjithashtu po bëjnë thirrje për përmirësim të bursave studentore.
Organizatorët denoncojnë erozionin e fuqisë blerëse dhe po kërkojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë e përkohshme të Presidentes Delsi (Delcy) Rodriguez për të adresuar një krizë serioze në të ardhura dhe shërbime.
Demonstrata po promovohet nga përfaqësues të Shoqatës së Profesorëve të Universitetit Qendror të Venezuelës, Sindikatës së Punëtorëve të Universitetit dhe zëdhënës të studentëve.
Marshimi do të fillojë në zyrën e Avokatit të Popullit dhe do të përfundojë në qendër të Karakasit, përpara Pallatit Legjislativ Federal, selisë së Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga partia çavisto-komuniste në pushtet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments