VENEZUELË | TË AFËRMIT E TË BURGOSURVE POLITIKË I DREJTUAN LETËR TË HAPUR PAPA LEO XIV-të QË TË NDËRMJETËSOJË PËR LIRIMIN E TË BURGOSURVE POLITIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 20
- 1 min read

Karaks, Venezuelë | Familjet e të burgosurve politikë në Venezuelë i kanë dërguar një letër publike Papa Leo XIV-të, duke kërkuar ndërmjetësimin e tij për të siguruar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të burgosurve.
Gazeta venezueliane “El Nacional” raportoi lajmin në faqen e saj të internetit, duke vënë në dukje se, sipas OJQ-së Foro Penal, aktualisht ka 823 të burgosur politikë në vendin e Amerikës së Jugut.
Dokumenti, i lexuar gjatë një demonstrate para Ambasadës Italiane në Karakas, thekson se ndalimet arbitrare nuk kanë më të bëjnë vetëm me udhëheqësit politikë, por me qytetarët nga të gjitha sferat e jetës.
Kërkesa i referohet kanonizimit të dy shenjtorëve të parë venezuelianë, José Gregorio Hernández-it dhe Karmen (Carmen) Rendiles-it, më 19 tetor.
“Festimi i Jubileut të Shpresës pa të burgosur politikë do të ishte një gjest historik drejt paqes”, thuhet në letër, e cila, nxjerr në pah krizën dramatike të të drejtave të njeriut në Venezuelë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments