top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POGRADEC | SINDI SYZO U ARRESTUA; ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR “VRASJA ME DASHJE” E MBETUR NË TENTATIVË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 9
  • 1 min read
ree

Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Sindi Syzo, me moshë 30 vjeç, i shpallur në kërkim policor në muajin janar të vitit 2025 për shkelje penale të parashikuar si:

a- Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë.


Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.


Ky shtetas dyshohet se më datë 11.01.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin N. A., 23 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page