KARAKAS | DIKTATORI ÇAVISTO KOMUNIST NIKOLAS (NICOLAS) MADURO: 1200 RAKETA AMERIKANE JANË TË DREJTUARA DREJT VENEZUELËS; KËRCËNIMI MË I MADH USHTARAK I SHEKULLIT KUNDËR AMERIKËS SË JUGUT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 1
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto komunist Nikolas (Nicolas) Maduro ka denoncuar se tetë anije detare amerikane dhe një nëndetëse me 1200 raketa po synojnë Venezuelën, duke e shpallur atë kërcënimin më të madh për kontinentin e Amerikës së Jugut në njëqind vitet e fundit.
Ai e deklaroi këtë në një konferencë për shtyp, duke pretenduar se pasi është përpjekur kot me të gjitha format e luftës hibride, Uashingtoni tani ka vendosur të ushtrojë presionin maksimal ushtarak, duke vendosur flotën e tij në Detin e Karaibeve.
Diktatori Maduro më pas deklaroi se vendi i tij nuk do t'i nënshtrohet kërcënimeve dhe shantazhit të Shtëpisë së Bardhë dhe se Karakasi do t'i përgjigjet vendosjes së forcave amerikane me gatishmëri maksimale mbrojtëse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments