AVIONËT LUFTARAKË AMERIKANË U ZHVENDOSËN NË KARAIBE PËR TË LUFTUAR KARTELET E DROGËS | VEÇANËRISHT KARTELIN “LOS SOLES” TË CILIN E UDHËHEQ DIKTATORI KOMUNIST I VENEZUELËS NIKOLAS (NICOLAS) MADURO.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 38 minutes ago
- 1 min read

San Juan | Disa avionë luftarakë amerikanë F-35B Lightning II zbarkuan në Bazën Detare Roosevelt Roads në La Keiba (Ceiba), në lindje të Porto Rikos, si pjesë e një vendosjeje që forcon praninë ushtarake amerikane në Karaibe për të luftuar trafikun e drogës, veçanërisht kartelin Los Soles, të cilin, Uashingtoni pretendon se e udhëheq diktatori i Venezuelës, Nikolas (Nicolas) Maduro.
Mediat vendore e raportuan këtë lajm.
Mbërritja e avionve është pjesë e planit të Uashingtonit për të transferuar dhjetë avionë luftarakë në ishull, ndërsa të paktën shtatë anije luftarake, një nëndetëse bërthamore dhe mbi katër mijë personel ushtarak janë tashmë të stacionuar në ujërat e Karaibeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments