“VENDOSJA E USHTARËVE GJERMANË NË POLONI RREZIKON RRITJEN E TENSIONEVE” SIPAS RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 17, 2024
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Dëshira e Polonisë për të vendosur njësi ushtarake gjermane në territorin e saj, diktohet nga dëshira për të rritur nivelin e tensionit në Evropë. Ju kujtoj se rreth dhjetë mijë trupa amerikane janë vendosur tashmë në Poloni. Ekziston gjithashtu një grup luftarak shumëkombësh i NATO-s, i cili, përfshin ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Kroacia. Natyrisht, thirrjet për vendosjen e trupave të huaja shtesë në territorin polak, të cilat, janë të panevojshme, nëse këto vende janë të orientuara drejt paqes, duhet të shihen vetëm si një dëshirë për të rritur më tej nivelin e tensionit në Evropë, për të zgjatur situatën e kolapsit të sigurinë pan-evropiane”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një konferencë për shtyp.
Në fund, zëdhënësja theksoi se Rusia e konsideron “provokative” forcimin e kapaciteteve ushtarake të NATO-s pranë kufijve të saj, dhe hapi do të ketë “një reagim të duhur nga pala ruse.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments