top of page
E BARDHĂ‹ SHIRIT.png

VAZUA BASANO 🏺 | DHURATA E MALLKUAR E SHEKULLIT TË 15-të.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 13, 2023
  • 1 min read

Napoli, Itali | 🏺 Vazoja Basano e ka origjinën në shekullin e 15-të, në Itali.


Ishte një dhuratë martese për një nuse të re, në një fshat afër Napolit.


Natën e saj të dasmës, njerëzit e gjetën nusen duke vdekur në dysheme, duke shtrënguar vazon e argjendtë.


Teksa mori frymët e fundit, ajo u zotua të kërkonte hakmarrje, gjë që besohet se ka aktivizuar mallkimin e vazos.

🏺 Vazoja kaloi përmes familjes së saj, duke u sjellë vdekjen pronarëve të saj. Këtu përfshihej një farmacist dhe një kirurg, të dy vdiqën papritur. Modeli i tragjedisë pas çdo pronari nxiti legjendën e mallkimit.


🏺 Vazoja krijoi frikë tek njerëzit. Një prift e fshehu ose e varrosi vazon e mallkuar në tokë të shenjtë. Megjithatë, ajo u rizbulua në vitin 1988, me një shënim që paralajmëronte natyrën e saj të keqe.


🏺 Vazoja krijoi panik tek banorët e qytetit që e hodhën nga dritarja. Për pak ka goditur një oficer policie, i cili, më pas gjobiti personin që e hodhi. Askush nuk e di se ku është vazoja. Ndoshta, dikush pa e ditur e bleu vazon e mallkuar, dhe e mban në shtëpi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page