VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: SHPRESOJ QË NEGOCIATAT PËR UKRAINËN TË JAPIN FRYTE DHE TË HAPIN DIALOGUN; JAM I TRISHTUAR NGA SULMET E DHUNSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read
Vatikan | “Me shpirt të trishtuar kam ndjekur lajmet për sulmet e dhunshme që kanë goditur së fundmi disa qytete dhe infrastrukturë civile në Ukrainë, duke rezultuar në vdekjen e njerëzve të pafajshëm”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në Engjëll (Angelus), duke shtuar se zemra ime është për vuajtjet e njerëzve që kanë jetuar në ankth dhe frikë për vite me radhë.
“Bëj një apel të ripërtërirë për t’i dhënë fund dhunës, për të ndaluar shkatërrimin, për të hapur zemrat për dialog dhe paqe.
Shpresoj që përpjekjet e ndërmarra ditët e fundit për të rinisur negociatat të japin fryte konkrete dhe të hapin rrugën për diplomacinë”, - tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments