top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: KA SHUMË HIDHËRIM NË DEBATIN POLITIK; JO QËNDRIMEVE ARMIQËSORE NDAJ ATYRE ME TË CILËT NUK PAJTOHEMI.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Sep 2
2 min read

Vatikan | “Nuk ka dyshim se jemi të thirrur të përballemi me sfida të vështira në kohën tonë, ndërsa bota po kalon një periudhë veçanërisht të trazuar.


Duket se ka një armiqësi në rritje midis popujve, e dukshme jo vetëm në konfliktet dhe mosmarrëveshjet ndërkombëtare, por edhe brenda vendeve individuale, siç tregohet nga hidhërimi që shpesh karakterizon debatin politik dhe shoqëror”.


Kështu tha Papa Leo XIV-të, në takim me një delegacion prej 14 peshkopësh luteranë norvegjezë.


Përpara se të nisej për në bazilikë për audiencën e gjerë, ku përfundoi serinë e katekezave kushtuar dokumenteve të Këshillit (Koncilit) të Dytë të Vatikanit me një tjetër paralajmërim të fortë, këtë herë të drejtuar brenda botës kishtare Papa Leo XIV-të e zgjeroi edhe një herë shikimin e tij në një botë të shënuar nga lufta dhe polarizimi, duke inkurajuar zbatimin edhe të gjesteve të vogla, pasi ato mund ta përmbysin trendin duke mbjellë shtigje paqeje dhe pajtimi.


Papa Leo XIV-të iu drejtua posaçërisht atyre sektorëve të Kishës që e refuzojnë transformimin konciliar, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, para së gjithash Lefebvristëve.


Ai gjithashtu lëshoi ​​një paralajmërim për ata prelatët që promovojnë festime në stilin e ngjarjeve elitiste dhe të kufizuara duke përdorur ritin e lashtë.


“Reforma liturgjike e promovuar nga Koncili, është në përputhje me traditën e gjallë të Kishës.


Kuptimi i saj i saktë na lejon gjithashtu të hedhim poshtë abuzimet që ndodhën në disa sektorë të Kishës në epokën pas-konciliare, dhe të cilat për fat të keq ende ndodhin sot, duke absolutizuar ose keqkuptuar disa nga parimet që mbështetën vetë reformën”, - tha Papa Leo XIV-të.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page